Së paku nëntë të vdekur nga shiu i dendur e vërshimet në ShBA
Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara, përderisa pjesë të juglindjes së vendit u ballafaquan me shi të dendur, duke vërshuar rrugë e shtëpi.
Guvernatori i shtetit Kentucky, Andy Beshear, tha se tetë persona kishin vdekur atje dhe la të kuptohej në një konferencë për gazetarë të dielën se numri i viktimave mund të rritej, raporton televizioni BBC.
Qindra njerëz të ngujuar nga uji i vërshimeve, shumë prej tyre në vetura, ishin shpëtuar, dhe Beshear-i i paralajmëroi banorët që “të qëndrojnë larg rrugëve tani për tani dhe të qëndrojnë të gjallë”.
Në Georgia, vdekja e nëntë u regjistrua pasi një burrë i shtrirë në shtrat u godit nga një dru që ra mbi shtëpinë e tij.
Barren River flood waters in Bowling Green, Kentucky as seen by drone on February 16, 2025.@NWSLouisville @wxornotBG @WKUweather @joeimel @ryanhallyall @MaxVelocityWX pic.twitter.com/pqhO7xwDRX
— Crispy (@crispytaytortot) February 16, 2025
Tetë shtete ishin nën disa lloje të paralajmërimeve për stuhi në fundjavë. Pothuajse të gjitha prej tyre kishin pësuar dëme katastrofale nga uragani “Helene” në shtator.
Në mesin e tetë shteteve, më shumë se gjysmë milioni amvisëri ishin pa furnizim me rrymë të dielën në mbrëmje, sipas uebfaqes “poëeroutage.us”.
Në Kentucky, në mesin e të vdekurve ishin një nënë, fëmija i saj 7-vjeçar dhe një burrë 73 vjeç.
Në disa pjesë të këtij shteti ra shi deri në 15 centimetra, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Motit, duke rezultuar në probleme të gjera me vërshime./Nacionale