Së paku 17 të vrarë në Gaza nga sulmet e reja izraelite, përfshirë disa fëmijë - NACIONALE

Së paku 17 të vrarë në Gaza nga sulmet e reja izraelite, përfshirë disa fëmijë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmet ajrore izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës lanë të vrarë të paktën 17 persona të premten herët, përfshirë disa fëmijë, thanë punëtorët e spitaleve, përderisa ambasadori i ri amerikan në Izrael e bëri paraqitjen e tij të parë publike në Jerusalem.

Në mesin e të vdekurve ishin dhjetë persona në kampin urban të refugjatëve “Jabaliya”, përfshirë tetë nga shtëpia e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, i cili i pranoi trupat. Në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, shtatë njerëz u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, sipas spitalit “Nasser”, ku u sollën trupat, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Këto sulme ndodhën një ditë pasi më shumë se 20 njerëz të tjerë vdiqën në Gaza, kur forcat izraelite i kanë shtuar sulmet për t’i bërë presion Hamasit që t’i lirojë pengjet dhe të çarmatoset.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, të premten u shfaq te Muri Perëndimor, vendi më i shenjtë i lutjeve për hebrenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Huckabee tha se Trumpi I kishte thënë që ta merrte lutjen e tij dhe të lutej për paqe në Jerusalem. Ai gjithashtu tha se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që pengjet e mbajtura nga Hamasi të kthehen në shtëpi.

Lajme të ngjashme