Së paku 15 të vdekur nga zjarri në një qendër trajnimesh në Indi - NACIONALE

Së paku 15 të vdekur nga zjarri në një qendër trajnimesh në Indi

2 orë më parë

nga NACIONALE

Të paktën 15 njerëz, shumica studentë, e humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu në një qendër trajnimesh për animacione në qytetin Lucknow në veri të Indisë të hënën, thanë autoritetet.

Zjarri shpërtheu në zonën Aliganj të qytetit Lucknow, i cili është kryeqytet i shtetit me popullsinë më të madhe në Indi, Uttar Pradesh, raportuan mediat lokale, transmeton agjencia “Reuters”.

Në pamje shiheshin disa persona në uniforma duke bartur trupa, ndërsa turma e njerëzve shikonin nga afër.

Rreth 21 studentë ishin të pranishëm në ndërtesë, kur shpërtheu zjarri, tha policia indiane, duke shtuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime serioze e katër të tjerë janë në gjendje stabile.

Në këtë qendër ofrohen trajnime për animacione, tha zëvendëskryeministri rajonal, Brajesh Pathak. Shkaktari i zjarrit është duke u hetuar.

Nga zjarri në një hotel në Delhi më 3 qershor e humbën jetën më shumë se 20 njerëz, përfshirë disa shtetas të huaj, duke nxitur shqetësime për normat e sigurisë kundër zjarrit në kryeqytetin indian.

Lajme të ngjashme