"S’duhet": ShBA-ja e kritikon Izraelin për shembjen e shtëpisë së fëmijës që kishte vrarë një polic - NACIONALE

"S’duhet": ShBA-ja e kritikon Izraelin për shembjen e shtëpisë së fëmijës që kishte vrarë një polic

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar haptazi Izraelin për shkatërrimin e shtëpisë familjare të një palestinezi 13-vjeçar që kishte vrarë një polic kufitar izraelit në shkurt gjatë sulmit me thikë.

“Qeveria e Izraelit e ka shembur shtëpinë e një familjeje palestineze si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të fëmijës së tyre 13-vjeçar. Një familje e tërë nuk duhet ta humbë shtëpinë e vet për shkak të veprimeve të një individi”- shkroi në rrjetin X Zyra e ShBA-së për Çështje Palestineze.

Të mërkurën, shumë policë shkuan në kampin e refugjatëve në lagjen Shuafat, në veri të Jerusalemit, dhe e shembën shtëpinë e Muhammad Zalbani-t, i cili e kishte therur për vdekje rreshterin policor, Asil Sawaed, 22 vjeç, kur ky po kontrollonte një autobus në pikëkalimin kufitar në Shuafat në shkurt të këtij viti, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Izraeli e mbron politikën shumë kontroverse të shkatërrimit të shtëpive, duke e cilësuar si masë parandaluese për sulme terrori në të ardhmen, por grupet për të drejtat e njeriut thonë se kjo përbën ndëshkim kolektiv dhe është ndërlidhur me sulme në të ardhmen nga të afërmit e prekur.

Lajme të ngjashme