Scholz: Sanksionet e ardhshme të BE-së kundër Rusisë nuk do të jenë të fundit - NACIONALE

Scholz: Sanksionet e ardhshme të BE-së kundër Rusisë nuk do të jenë të fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pakoja e ardhshme e sanksioneve të Bashkimit Evropian nuk do të jetë e fundit që do t’i vënë në shënjestër ata që janë përgjegjës për luftën në Ukrainë, tha të martën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Duke folur para gazetarëve në Parlamentin Evropian në Strasburg, Scholz-i konfirmoi se BE-ja “tashmë është gjithmonë rrugës për të diskutuar për përmirësime të mëtejme të regjimeve të sanksioneve”, raporton agjencia “Anadolu”.

“Të ardhshmet nuk do të jenë të fundit”- shtoi ai, duke theksuar se “kjo është punë e vazhdueshme”.

Ambasadorët e BE-së të mërkurën pritet të diskutojnë për hollësitë e pakos së 11-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pasi Komisioni Evropian paraqiti një draft javën e kaluar.

Masat e reja pritet që t’i kenë në shënjestër eksportet e vendeve të tjera në Rusi, përfshirë shtatë kompani kineze që shesin pajise që përdoren nga ushtria ruse.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës para më shumë se 14 muajve, BE-ja ka miratuar dhjetë pako sanksionesh kundër Rusisë.

Në mesin e atyre që janë prekur nga sanksionet janë presidenti rus, Vladimir Putin, e kryediplomati Sergey Lavrov. Në masa përfshihet edhe ndalimi i importimit të arit, naftës e thëngjillit si dhe eksportimi i mallrave luksoze e produkteve të teknologjisë së lartë.

Lajme të ngjashme