Sa një veturë e vogël: Çka dimë për objektin e panjohur fluturues që u qëllua në Kanada? - NACIONALE

Sa një veturë e vogël: Çka dimë për objektin e panjohur fluturues që u qëllua në Kanada?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, trazoi të shtunën opinionin publik kur njoftoi se ishte qëlluar një “objekt i paidentifikuar” nga një avion luftarak amerikan mbi hapësirën ajrore të Kanadasë me urdhërin e tij.

“Unë urdhërova të rrëzohej objekti i paidentifikuar që shkeli hapësirën ajrore të Kanadasë.” – shkroi z. Trudeau në Twitter.

Qysh ishte objekti?

Objekte të paidentifikuara fluturuese i quajmë gjerësisht UFO-t. Dhe deri tash, teknikisht edhe ky objekt është një UFO. Por, çka dihet saktësisht për të?

Objekti ishte “cilindrik” dh më i vogël se sa baloni i dyshuar kinez që ishte qëlluar javën e kaluar, ka thënë ministrja kanadeze e mbrojtjes Anita Anand të shtunën në mbrëmje, raporton CNN.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar që impakti i objektit në territorit kanadez duhet të shkaktojë shqetësim publik,” – tha znj. Anand në një konferencë për shtyp.

John Kirby nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare e përshkroi objektin sa një veturë e vogël dhe tha që po fluturont me një lartësi shumë të madhe, nivel i aeroplanëve komercialë, raporton The Guardian.

Më vonë gjatë të shtunës, Shtëpia e Bardhë konfirmoi që Trudaeu dhe presidenti amerikan Joe Biden kishin autorizuar qëllimin e objektit dhe Pentagoni tha që ai ishte vërejtur për herë të parë në Alaskë gjatë të premtes në mbrëmje.

Trudeau foli me Bidenin në telefon të shtunën dhe tha që forcat kanadeze do të udhëhiqnin operacionin e gjetjes së objektit.

Objekti i qëlluar të shunën shenjon herën e tretë për një javë që avionët amerikanë qëllojnë objekte në hapësirën ajrore amerikanoveriore. Incidenti i të shtunës vjen pasi rrëzimit të një objekti tjetër fluturues të premten mbi Alaskë.

Lajme të ngjashme