Rusia thotë se Ukraina ka humbur mbi 1.500 ushtarë gjatë tri ditëve të kundërsulmit - NACIONALE

Rusia thotë se Ukraina ka humbur mbi 1.500 ushtarë gjatë tri ditëve të kundërsulmit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka pretenduar se kundërofensiva e forcave ukrainase është zmbrapsur për tri ditë nga ushtria ruse, e cila, sipas tij, i ka shkaktuar humbje të konsiderueshme në trupa armikut.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e citon ministrin Shoigu të ketë thënë se forcat e armatosura ukrainase të dielën, më 4 qershor, u munduan që të sulmonin me ndihmën e dy brigadave në pesë drejtime, por, sipas tij, nuk arritën sukses dhe humbën 300 ushtarë, përcjell gazeta “The Guardian”.

Më 5 qershor, siç raporton agjencia ruse e lajmeve, Ukraina u përpoq që të kryente një ofensivë në shtatë drejtime me forcat e pesë brigadave, por u ndalua dhe pësoi humbje të konsiderueshme, sipas ministrit Shoigu.

Ai tha se gjatë përpjekjes për ofensivë të hënën, humbjet e Ukrainës shkuan në mbi 1.600 trupa.

Pretendimet e ministrit rus nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e akuzoi Ukrainën se qëllimisht e ka sabotuar digën e një hidrocentrali në pjesën e kontrolluar nga rusët për ta larguar vëmendjen nga kundërofensiva “e dobësuar”.

Lajme të ngjashme