Rusia e akuzon Ukrainën se qëllimisht e ka sabotuar digën për ta larguar vëmendjen nga kundërofensiva "e dobësuar" - NACIONALE

Rusia e akuzon Ukrainën se qëllimisht e ka sabotuar digën për ta larguar vëmendjen nga kundërofensiva "e dobësuar"

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kremlini e ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e digës në Nova Kakhovka mbi lumin “Dnipro”, në zonën e pushtuar të Ukrainës, për ta larguar vëmendjen nga kundërsulmi “i dobësuar” kundër forcave ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve tha: “Mund të deklarojmë pa mëdyshje se po flasim për sabotim të qëllimshmë nga pala ukrainase.” Zëdhënësi shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për situatën, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas Peskovit, qëllimi i shkatërrimit të digës është që të lihet Krimea e kontrolluar nga Rusia pa ujin e freskët që e merr nga rezervuari përmes Kanalit Verior Krimeas dhe për ta larguar vëmendjen nga kundërsulmi.

“Mësa duket, ky sabotim është i lidhur edhe me faktin se pas fillimit të veprimeve sulmuese të shkallës së lartë para dy ditëve, tani forcat e armatosura ukrainase nuk po i arrijnë qëllimet e tyre – këto veprime sulmuese janë duke u dobësuar”- tha Peskovi.

Kur u pyet për akuzat e Ukrainës se Rusia e ka sulmuar digën, zëdhënësi rus tha: “Ne mund ta refuzojmë fuqishëm këtë. Ne zyrtarisht deklarojmë se këtu përfundimisht po flasim për sabotim të qëllimshëm nga pala ukrainase.”

Ai shtoi se sabotimi mund të ketë pasoja shumë serioze për disa dhjetëra mijëra banorë të rajonit.

Lajme të ngjashme