Rusia thotë se Polonia ka plane për ta pushtuar Ukrainën Perëndimore - NACIONALE

Rusia thotë se Polonia ka plane për ta pushtuar Ukrainën Perëndimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka diskutuar plane që Moska t’i fuqizojë forcat ruse në kufijtë perëndimorë, përderisa lufta në Ukrainë i ka shtuar tensionet mes vendeve në rajon, si dhe ka pretenduar se Polonia ka plane për ta pushtuar pjesën perëndimore të Ukrainës.

“Sot, në takimin e Bordit, ne do të shqyrtojmë çështje të ndërlidhura me themelimin e distrikteve ushtarake të Leningradit dhe Moskës me fuqizim të njëkohshëm të grupimeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në kufijtë tanë perëndimorë”- tha Shoigu, sipas një shkrese të një takimi të bordit, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes të mërkurën.

Ministri Shoigu e përmendi shtimin e militarizimit të Polonisë në mesin e arsyeve për zgjerimin e grupeve ushtarake, duke thënë se lëvizja e Polonisë është rrezik për “pushtim” të territorit rus, raporton televizioni CNN.

“Ka plane për ta krijuar në bazë të rregullt të ashtuquajturën lidhje polako-ukrainase gjoja për ta garantuar sigurinë e Ukrainës Perëndimore, por, në të vërtetë, për pushtimin pasues të këtij territori”- tha ministri rus në takimin e bordit të departamentit të ushtrisë.

Polonia ka njoftuar se do të dërgojë dy mijë ushtarë shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë, aleate e Rusisë, në kohën e eskalimit të tensioneve mes dy vendeve.

Mijëra luftëtarë të grupit rus të mercenarëve, “Wagner”, janë dërguar në Bjellorusi pas dështimit të kryengritjes kundër Moskës në qershor.

Lajme të ngjashme