Rusia thotë se lufta në Ukrainë mund të eskalojë nga veprimet e një ose dy vendeve të NATO-s - NACIONALE

Rusia thotë se lufta në Ukrainë mund të eskalojë nga veprimet e një ose dy vendeve të NATO-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia paralajmëroi të mërkurën se lufta në Ukrainë mund të dalë nga kontrolli dhe të zgjerohet gjeografikisht për shkak të veprimeve të pamenduara të një ose dy shteteve të NATO-s.

Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin, i tha Perëndimit se Rusia është teknikisht e gatshme për luftë bërthamore dhe se nëse ShBA-ja dërgon trupa në Ukrainë, ky veprim do të konsiderohej eskalim i konsiderueshëm i konfliktit, raporton agjencia “Reuters”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve të mërkurën se gjendja përreth Ukrainës po bëhej e rrezikshme dhe se rreziqet ishin duke u rritur.

“Si rezultat i veprimeve provokuese e të pamenduara të edhe një ose dy shteteve anëtare të BE-së ose NATO-s, kriza ukrainase do të mund të shkonte absolutisht përtej kufijve të saj gjeografikë, të fitonte një shkallë tërësisht ndryshe dhe të zhvillohej në mënyrë të pakontrolluar” – tha Zakharova në një konferencë për gazetarë.

“Në përputhje me rrethanat, pyetja sot është se si të shmangen rreziqet e eskalimit të mëtejmë. Ato janë të qarta dhe të frikshme për të gjithë njerëzit e ndjeshëm” – shtoi Zakharova, duke e këshilluar Perëndimin që të heqë dorë nga ideja e mposhtjes strategjike të Rusisë dhe ta ndërpresë përkrahjen e Ukrainës me të holla e armë.

“Perëndimi do të duhet të mësojë që të mendojë jo vetëm me ambiciet e veta gjeopolitike, por edhe me interesat legjitime të shteteve të tjera” – tha zëdhënësja ruse.

“Unë jam mirë e vetëdijshme se kjo do të shkaktojë kërcëllimë dhëmbësh në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, por do të duhet të bëhet në një pikë dhe sa më shpejt që bëhet, më pak njerëz do të vdesin dhe më pak njerëz, në parim, do të vuajnë” – shtoi ajo.

Lajme të ngjashme