Rusia thotë se Hezbollahu është ende i organizuar, pavarësisht sulmeve izraelite
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se Hezbollahu është ende i organizuar dhe nuk ka mbetur pa zinxhir komandues, pavarësisht nga sulmet izraelite me të cilat Moska tha se Izraeli po mundohet që të nxisë një konflikt të armatosur në Lindje të Mesme.
“Sipas vlerësimeve tona, Hezbollahu, përfshirë krahun ushtarak, nuk e ka humbur zinxhirin e vet komandues dhe është duke shfaqur organizim” – tha para gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, raporton agjencia “Reuters”.
Ajo tha se Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Britania, po e nxisin konfliktin në Lindje të Mesme dhe po shfaqin dyfytyrësi përmes përkrahjes për Izraelin, që po shkakton viktima civile të konsiderueshme në Liban.
Rusia e kritikoi Izraelin edhe për një sulm në Siri.
“Edhe një herë, Izraeli e ka shkelur rëndë sovranitetin e Sirisë përmes kryerjes së një sulmi me raketë në një ndërtesë shumëkatëshe të banimit në një zonë me popullsi të dendur në Damask” – tha Zakharova.