Rusia thotë se ende s’ka marrë ndonjë lajm rreth bisedimeve ShBA – Ukrainë në Florida - NACIONALE

Rusia thotë se ende s’ka marrë ndonjë lajm rreth bisedimeve ShBA – Ukrainë në Florida

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se Moska nuk ka marrë ndonjë lajm rreth rezultatit të bisedimeve në Florida të ShBA-së për një zgjidhje rreth Ukrainës mes zyrtarëve amerikanë e ukrainas.

“Për momentin, ne nuk e dimë rezultatin e bisedimeve mes ukrainasve dhe amerikanëve në Florida” – citohet të ketë thënë Peskovi, sipas raportimit të agjencisë ruse të lajmeve, RIA.

“Kur të marrim lajme, do të jetë e qartë se si dhe në çfarë drejtimi do të veprojmë tutje” – shtoi ai, transmeton agjencia "Reuters".

Dy palët u takuan në Florida deri të shtunën, pasi emisari i presidentit Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, u takuan me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin për të diskutuar një plan të mbështetur nga Uashingtoni për zgjidhjen e luftës që nisi më 2022.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i përshkroi bisedimet në Florida si “konstruktive, edhe pse jo të lehta”.

Zelensky tha të hënën se vendi i tij do të ndajë me ShBA-në të martën një plan të rishikuar të paqes.

Ai të hënën zhvilloi diskutime në Londër me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Lajme të ngjashme