Rusia sulmon infrastrukturën thelbësore të Ukrainës, godet hekurudha e depo karburantesh - NACIONALE

Rusia sulmon infrastrukturën thelbësore të Ukrainës, godet hekurudha e depo karburantesh

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia kreu një varg sulmesh kundër hekurudhave dhe depove të karburanteve ditën e hënë, duke goditur kështu infrastrukturën thelbësore të Ukrainës.

Sulmet ajrore ruse goditën pesë stacione hekurudhore brenda një ore. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që Rusia nis një sulm në stacionet e trenave në Ukrainë. Më 8 prill, në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, dy raketa balistike shpërthyen mbi ndërtesën e stacionit hekurudhor, duke hedhur municione thërrmuese vdekjeprurëse që vranë 59 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Po të hënën, Rusia po ashtu ka shkatërruar një rafineri nafte në Kremenchuk, së bashku me depot e karburantit. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se në total, avionët luftarakë rusë gjatë natës kanë shkatërruar 56 objektiva ukrainase.

Ndërsa të dyja palët në luftën 2-mujore po përgatiten për atë që mund të jetë një betejë rrënqethëse e shkatërrimit në zemrën industriale lindore të vendit, zyrtarët e lartë amerikanë u zotuan për të siguruar më shumë ndihmë ndaj Ukrainës.

Në takimet e mbajtura me Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën, sekretarët amerikanë të shtetit dhe të mbrojtjes thanë se Uashingtoni ka miratuar një paketë prej 165 milionë dollarësh të municioneve për përpjekjet luftarake të Ukrainës, së bashku me më shumë se 300 milionë dollarë financime të huaja ushtarake.

Në një intervistë për Associated Press, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti mbështetjen amerikane, por tha se "përderisa ushtarët rusë janë në tokën ukrainase, asgjë nuk mjafton".

Kuleba po ashtu paralajmëroi se nëse fuqitë perëndimore duan që Ukraina të fitojë luftën dhe "të ndalojë Putinin në Ukrainë, duke mos lejuar që ai të shkojë më tej, më thellë në Evropë", atëherë vendet duhet të përshpejtojnë shpërndarjen e armëve të kërkuara nga Ukraina.

Duke folur të hënën me zyrtarë të lartë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, presidenti rus Vladimir Putin tha se ShBA dhe aleatët e saj janë përpjekur dhe kanë dështuar të "përçajnë shoqërinë ruse dhe të shkatërrojnë Rusinë nga brenda".

Lajme të ngjashme