Rusia godet Ukrainën me gjashtë raketa hipersonike
Në sulmin më të madh me raketa në tre javë, Rusia ka goditur të enjten Ukrainën me gjashtë raketa hipersonike, në gjendje të shmangin mbrojtjen ajrore.
Duke folur për sulmin presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka njoftuar për të paktën gjashtë viktima, ndërsa ka thënë se është goditur infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit në 10 rajone ishin goditur.
“Okupatorët mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t'i ndihmojë ata. Ata nuk do t’i ikin përgjegjësisë për gjithçka që kanë bërë,”- ka thënë Zelensky.
Ndërkohë në Kiev ishte lëshuar alarm shtatë-orëshm, më i gjati i fushatës ajrore pesë-mujore të Rusisë.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se Moska kishte lëshuar gjashtë nga raketat e saj hipersonike Kinzhal, një numër i paprecedentë, të cilin Ukraina nuk ka asnjë mënyrë për ta rrëzuar.
Besohet se Rusia posedon disa dhjetëra raketa të tilla, për të cilat Putin flet vazhdimisht, duke i lavdëruar si armë të veçanta për të cilat NATO nuk ka ekuivalentë.
