Rusia e Kina bëjnë ushtrime detare, e praktikojnë kapjen e nëndetëses së armikut - NACIONALE

Rusia e Kina bëjnë ushtrime detare, e praktikojnë kapjen e nëndetëses së armikut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia dhe Kina i kanë përfunduar ushtrimet detareDetin e Kinës Lindore, pas një jave të ushtrimeve të përbashkëta, të cilat e përfshinë praktikimin e kapjes së nëndetëses së armikut dhe hedhjen e artilerisë drejt luftanijeve, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ushtrimet e mbajtura nga data 21 deri më 27 dhjetor, të quajtura “Ndërveprimi Detar – 2022”, e përfshinë Flotën ruse të Paqësorit dhe u kryen në ujërat afër Zhoushan-it dhe Taizhoi-t të provincës kineze, Zhejiang, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, “Xinhua”.

“Grupi i luftanijeve të Flotës së Paqësorit dhe Forcat Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës i kanë përfunduar detyrat praktike brenda kornizës së ushtrimit dypalësh detar”- tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Anijet e dy shteteve, me përkrahjen e aviacionit anti-nëndetëse, së bashku kërkuan një nëndetëse të një armiku të kushtëzuar dhe hodhi një breshëri municioni në lartësinë e aeroplanit”- thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Lajme të ngjashme