Rusia e akuzon Ukrainën se qëllimisht i bëri cak reporterët rusë në sulmin fatal - NACIONALE

Rusia e akuzon Ukrainën se qëllimisht i bëri cak reporterët rusë në sulmin fatal

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kremlini të martën e akuzoi ushtrinë ukrainase për shënjestrim të qëllimshëm me një sulm fatal të një grupi të gazetarëve rusë që po punonin në pjesën lindore të Ukrainës të kontrolluar nga forcat ruse.

Nga ky sulm u vranë Alexander Fedorchak, korrespondent i luftës i mediumit rus “Izvestia”, si dhe kameramani Andrei Panov dhe vozitësi Alexander Sirkeli, të cilët punonin për kanalin televiziv “Zvezda”, tha të hënën Ministria e Jashtme e Rusisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ua shprehi ngushëllimet e tij familjeve të atyre që e humbën jetën.

“Zjarri (i artilerisë) ishte me shënjestër. Ata ishin qëllimisht të shënjestruar për t’u vrarë. Regjimi i Kievit i vazhdon mizoritë e tij kundër gazetarëve dhe njerëzve që nuk kanë armë në duart e tyre” – tha Peskovi.

Agjencia “Reuters” nuk mundi t’i vërtetonte në mënyrë të pavarur raportimet ruse të hënën vonë.

Zyra presidenciale e Ukrainës dhe Ministria e Jashtme në Kiev nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për koment jashtë orarit zyrtar të punës.

Lajme të ngjashme