Rusia dislokon një raketë të re bërthamore “Yars” në rajonin Kaluga - NACIONALE

Rusia dislokon një raketë të re bërthamore “Yars” në rajonin Kaluga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia ka dislokuar një raketë të re balistike ndërkontinentale të tipit “Yars” në bazën e Kozelskut në rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës, citohet të ketë thënë të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Rusia e ka përshkruar raketën “Yars” si të aftë për të bartur disa koka termo-bërthamore dhe njërën nga armët e reja të saj që mund t’i shmanget mburojës raketore Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, raporton agjencia “Reuters”.

Regjimenti i Koezlsk-ut, ku raketa e re u ngarkua në bazën hedhëse, ishte i pari në Forcat Raketore Strategjike të Rusisë që e filloi modernizimin me raketa “Yars” me bazë në platforma hedhëse, sipas agjencisë ruse të lajmeve, RIA.

Këto raketa fillimisht ishin dislokuar te regjimete të tjera në versionin e tyre mobil.

Lajme të ngjashme