RTK'në e pengoi Drilon Gashi, por nuk e pengoi Enver Petrovci, që flet me përçmim per UÇK-në dhe fshatarët - NACIONALE

RTK'në e pengoi Drilon Gashi, por nuk e pengoi Enver Petrovci, që flet me përçmim per UÇK-në dhe fshatarët

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktori Enver Petrovci ka tronditur opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, duke ka fyer rëndë ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një gjuhë tejet përçmuese. Në këtë kontekst, gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Petrovci duke kujtuar intervistat e aktorit kosovar për mediat nacionaliste serbe në të cilat fliste, siç thekson Buzhala, "zi e terr" për Kosovën.

Teksa fliste me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë do të ishin “do mësuesa do badigarda”.

Lajme të ngjashme