Rritet numri i viktimave të vërshimeve në Evropën Qendrore
Është rritur numri i të vdekurve nga vërshimet që përfshinë disa shtete të Evropës Qendrore gjatë fundjavës.
Gjashtë persona kanë vdekur në Rumani, një në Austri, një në Poloni dhe një tjetër në Çeki, raporton gazeta “The Guardian”.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve AFP, policia çeke ka thënë se një person ka vdekur dhe shtatë janë zhdukur gjatë vërshimeve.
Të dielën vonë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e përsëriti thirrjen e tij që njerëzit t’i ndiqnin udhëzimet nga kryetarët e qyteteve dhe shërbimet emergjente.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se forcat e armatosura austriake janë dislokuar në rajonet e goditura nga stuhia dhe se 2.400 ushtarë janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar rreth mbushjes së thasëve me rërë, evakuimit të njerëzve dhe punës së pastrimit.
Das Österreichische Bundesheer steht in den Unwetterregionen überall im Einsatz, wo Hilfe gebraucht wird. 2.400 Soldaten stehen bereit und helfen, Sandsäcke zu befüllen, Menschen zu evakuieren oder Aufräumarbeiten zu leisten. pic.twitter.com/KAfCcNRapm
— Karl Nehammer (@karlnehammer) September 16, 2024