Rritet bilanci, Izraelit i vriten edhe një kapiten e një rreshter
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar për vdekjen e dy ushtarëve të tjerë që janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, bëhet fjalë për Kapiten Arnon Moshe Avraham Benvenisti Vaspi, 26 vjeç, nga Yesud HaMa’ala, oficer në Batalionin e Zbulimit në Brigadën “Givati”, dhe Rreshter Ilya Senkin, 20 vjeç, nga Nof Hagalil, ushtar në Batalionin “Rodem” të Brigadës “Givati”.
Me vdekjen e këtyre dy pjesëtarëve, shifra e përgjithshme e ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza ka shkuar në 68, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Përpos vrasjes së dy ushtarëve, ushtria njoftoi se dy rezervistë dhe tre ushtarë të tjerë u plagosën seriozisht në luftime.
