Rriten numrat e të vrarëve e të plagosurve në Izrael, dhjetëra në gjendje kritike - NACIONALE

Rriten numrat e të vrarëve e të plagosurve në Izrael, dhjetëra në gjendje kritike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se numri i konfirmuar i të vrarëve nga sulmi i befasishëm i militantëve të Hamasit në Izrael ka shkuar në gjashtë.

Përpos të vrarëve, thuhet se, sipas deklaratave të spitaleve, numri i të plagosurve ka shkuar në gati 200.

Të paktën 24 prej të plagosurve kanë pësuar lëndime serioze ose kritike, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Thuhet se ushtria izraelite është duke luftuar me militantët e Hamasit në disa lokacione në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Rripin e Gazës.

Gazeta izraelite thotë se luftimet janë duke ndodhur në dhe përreth qytezave Kfar Aza, Sderot, Sufa, Nahal Oz, Magen, Be’eeri dhe bazën ushtarake “Re’im”.

Një banor në Kibbutz Be’eri ka thënë për një televizion se banorët janë të barrikaduar në shtëpitë e tyre dhe beson se janë braktisur nga autoritetet, përderisa militantët e Hamasit janë infiltruar në komunitetin e tyre.

“Ju lutem, dërgoni trupa”- tha Eli Messika në përpjekje dëshpëruese për t’iu drejtuar autoriteteve.

“Ka të plagosur këtu. Ka shtëpi që po digjen”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme