Izraeli thotë se ka nisur sulme në Gaza me dhjetëra aeroplanë luftarakë, dalin pamje
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se dhjetëra aeroplanë luftarakë janë duke kryer sulme kundër caqeve të grupit Hamas në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se do të ofrojë të dhëna shtesë së shpejti në lidhje me këtë zhvillim, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Ndërkohë, në rrjetin X është publikuar një video ku shihen ndërtesa duke u hedhur në erë. Një përdoruese e këtij rrjeti ka shkruar se në pamje shihet bombardimi i caqeve në Gaza nga forcat ajrore izraelite.
LATEST: Israeli air force is bombing targets in Gaza, Palestine #Israel #Palestine #Hamas pic.twitter.com/NltPkvN2On
— Hareem Shah (@_Hareem_Shah) October 7, 2023