Rrëzohet një helikopter në Itali, pesë të vdekur e dy të zhdukur - NACIONALE

Rrëzohet një helikopter në Itali, pesë të vdekur e dy të zhdukur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Itali, tha të shtunën një zyrtar lokal. Dy persona ende janë të zhdukur, dy ditë pas zhdukjes së helikopterit nga radarët.

Eugenio Giani, guvernator i rajonit të Toskanës, tha se helikopteri u rrëzua në një zonë malore në kufirin mes këtij rajoni dhe rajonit Emillia Romanja. Trupat e pesë të vdekurve u gjetën të shtunën.

Helikopteri e nisi fluturimin të enjten nga Lucca në Toskanë dhe ishte nisur drejt qytetit verior italian, Treviso, kur u zhduk nga radarët në një periudhë me mot të lig mbi një zonë pyjore.

Në helikopter ndodheshin shtatë persona, përfshirë katër biznesmenë turq të korporatës “Eczacibasi”. Kompania tha në një deklaratë se ata po merrnin pjesë në një panair të teknologjisë.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve, NNA, dy pasagjerët e tjerë në helikopter ishin libanezë.

Lajme të ngjashme