Rrëzohet një aeroplan në Zvicërr, raportohet për disa viktima - NACIONALE

Rrëzohet një aeroplan në Zvicërr, raportohet për disa viktima

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avioni ra në terren të pjerrët në rajonin e maleve Neuchâtel të shtunën në mëngjes. Sipas policisë Neuchâtel, nga ky aksident, ka edhe disa viktima, raporton rtn.ch.

Një aeroplan u rrëzua në rajonin Ponts-de-Martel. Ky aksident i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në terrene të pjerrëta. Ekipet e shpëtimit dhe policia e Neuchâtel më në fund arritën të arrinin rrënojat. Disa viktima janë shënuar nga ky aksident. Operacionet janë ende në vazhdim. Zona është e mbyllur përkohësisht për publikun. Nga Ministria Publike po kryhen hetime për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.

Lajme të ngjashme