Rrëzohet aeroplani kinez me 133 persona në bord - NACIONALE

Rrëzohet aeroplani kinez me 133 persona në bord

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan kinez me 133 persona në bord është rrëzuar në provincën jugore të Guangxi, duke shkaktuar një zjarr në mal, raportojnë mediat shtetërore.

Transmetuesi CCTV tha se rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 ndodhi pranë qytetit Wuzhou në qarkun Teng, duke treguar se ekipet e shpëtimit ishin dërguar dhe nuk kishte detaje për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

Mediat lokale raportuan se fluturimi China Eastern MU5735 nuk kishte mbërritur në destinacionin e tij të planifikuar në Guangzhou pasi u nis nga qyteti i Kunming pak pas orës 13:00 (17:00 GMT) të hënën.

Lajme të ngjashme