Rreth 10,000 punonjës të Amazon do të pushohen nga puna para festave
Kompania Amazon planifikon të pushojë nga puna rreth 10,000 punëtorë të punësuar në punë në korporata dhe teknologji, duke filluar nga kjo javë, shkruan New York Times.
Është pushimi më i madh në historinë e Amazon. Këto shkurtime do të prekin më së shumti organizatën e pajisjeve të Amazon, e cila përfshin asistentin zanor Alexa, shitjen me pakicë dhe burimet njerëzore.
Por këto pushime nga puna do të përfaqësonin më pak se një përqind të fuqisë punëtore globale të Amazon dhe tre përqind të punonjësve të korporatave.
Për Amazon, sezoni i ardhshëm i festave është kulmi, kështu që kompania rrit zakonisht numrin e punëtorëve. Por për shkak të ngadalësimit të shitjeve dhe krizës në ekonominë globale, dyqani më i madh online në botë ka filluar të ulë kostot.

Amazon raportoi 798,000 punonjës në fund të vitit 2019, por kompania kishte 1.6 milionë punëtorë me kohë të plotë dhe të pjesshme që nga 31 dhjetori 2021, një rritje prej 102 për qind, raporton New York Times.
Aksionet e Amazon kanë rënë me rreth 41 për qind këtë vit, duke shënuar vitin më të keq që nga viti 2008, shkruan CNBC.
Një përfaqësues i Amazon nuk iu përgjigj kërkesës së CNBC për koment. /Nacionale/