Dhjetëra të vdekur pas një rrëshqitjeje dheu në Ekuador - NACIONALE

Dhjetëra të vdekur pas një rrëshqitjeje dheu në Ekuador

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Ka ndodhur një rrëshqitje dheu në një fshat malor në Ekuador, ku kanë vdekur të paktën 16 persona.

Gjashtë persona janë nxjerrë të gjallë nga balta, por Qeveria tha se të paktën shtatë persona ishin ende të zhdukur, e një numër i madh i tyre të plagosur- raporton BBC.

Zjarrëfikësit, policia e ekipet e specializuara janë angazhuar në kërkimin e banorëve të bllokuar në atë zonë.

Mediat lokale njoftuan se banorët kishin paralajmëruar për formimin e çarjeve në atë zonë, pas reshjeve të shumta, e disa ditë më parë u mbyll autostrada që lidh Alausin me Guamote, sepse asfalti ishte hapur.

Shembja e dheut vjen pak më shumë se një javë pas një termeti i cili preku bregun jugor të Ekuadorit, duke lënë një numër të madh njerëzish të vdekur.

Lajme të ngjashme