Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë që amerikanët myslimanë nuk janë më në periferi të politikës së ShBA-së - NACIONALE

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë që amerikanët myslimanë nuk janë më në periferi të politikës së ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgjedhjet e mesit të mandatit në ShBA pothuajse e bënë Dr. Mehmet Oz-in senatorin e parë mysliman në Shtetet e Bashkuara. Mjeku i shndërruar në politikan, që nuk ishte saktësisht i popullarizuar në mesin e një grupi të madh të amerikanëve myslimanë, do të ishte një rasti i parë kundërthënës për këtë komunitet.

Sidoqoftë, humbja e Oz-it në garë me demokratin John Fetterman në Pensilvani i maskon ato që në të kundërtën do të ishin zgjedhje me rekord për komunitetin që përbëhet nga së paku 3 milionë e 450 mijë njerëz.

Amerikanët myslimanë fituan të paktën 83 ulëse në zgjedhjet lokale, shtetërore e federale deri të enjten në mëngjes, sipas një analize nga Këshilli për Raportet Amerikano-islamike, grup për të drejtat civile, dhe “JetPac”, organizatë jofitimprurëse, e përqendruar në rritjen e përfaqësimit politik të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Pothuajse 150 amerikanë myslimanë kanë garuar këtë vit në zgjedhje, përfshirë 51 kandidatë legjislativë në 23 shtete.

Fitoret e myslimanëve këtë vit e tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 71 ulëseve të llogaritura nga këto dy organizata më 2020. Këto organizata i kanë përcjellë të dhënat për të paktën gjashtë vjet, shkruan “Time”, përcjell gazeta Nacionale.

Ligjvënësit shtetërorë mund të kenë ndikim të madh në komunitete lokale. “Ne merremi me formësimin e buxhetit – miliarda dollarë për shtetin tonë – dhe e bëjmë atë më të mirë për komunitetin tonë” – thotë 25-vjeçarja Zaynab Mohamed, e cila të martën hyri në histori, pasi u zgjodh në Senatin e Minesotës. Amerikno-somalezja ishte njëra nga tri gratë me ngjyrë që u zgjodhën në Senatin e Minesotës për herë të parë si dhe gruaja më e re e grua myslimane.

Përqendrimi në probleme lokale ka qenë kyç për kandidatët myslimanë që ta marrin besimin e banorëve të distrikteve të tyre në këto zgjedhje. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se shumë prej tyre i shpërfillin çështjet që në mënyrë specifike i prekin myslimanët.

Lajme të ngjashme