Revista “Atlantic” do t’i publikojë mesazhet pas mohimeve nga Shtëpia e Bardhë, thotë redaktori
Redaktori i revistës “Atlantic”, Jeffery Goldberg, ka treguar për disa të dhëna që i kishte lënë jashtë artikullit të tij rreth komunikimit të zyrtarëve të lartë amerikanë në një grup në rrjetin “Signal”.
Reagimi i tij erdhi pasi Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë këmbëngulën se nuk kishte të dhëna të klasifikuara që u shpërndanë në grupin e rrjetit “Signal”, në të cilin Goldbergu ishte shtuar aksidentalisht, raporton televizioni BBC.
Kredibiliteti i Goldbergut u sulmua nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz.
“Deklaratat nga Hegseth, Gabbard, Ratcliffe dhe Trump – të kombinuara me pohimet e bëra nga shumë zyrtarë të administratës se ne po gënjejmë për përmbajtjen e teksteve në “Signal” – na kanë bërë të besojmë se njerëzit duhet t’i shohin tekstet me qëllim që të arrijnë në konkluzionet e veta. Është një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informatës që këshilltarët e Trumpit e përfshirë në kanale të pasigurta komunikimi, sidomos për shkak se figura të larta të administratës po mundohen që ta minimizojnë rëndësinë e mesazheve që ne i ndamë” – tha Goldbergu.
Mesazhet e publikuara rishtazi në revistën “Atlantic” ishin dërguar më 15 mars. Ato përfshijnë mesazhe nga sekretari i Mbrojtjes Hegseth, i cili përshkruan plane për sulme ajrore në Jemen.
Këshilltari i sigurisë kombëtare Waltz përgjigjet me rezultatet e sulmeve.
Pastaj, nënpresidenti i ShBA-së, JD Vance, dhe drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, përgjigjen me vlerësime të larta e përgëzime./Nacionale