“Reuters”: Trumpi do ta bëjë anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara - NACIONALE

“Reuters”: Trumpi do ta bëjë anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ta bërë anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara, tha të premten një burim me njohuri rreth çështjes.

Burimi nuk e tregoi kohën se kur do të nënshkruhet urdhri, për të cilin e para raportoi gazeta “The Wall Street Journal”, përcjell agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë pasur një gjuhë zyrtare në nivel federal, por kjo çështje ka qenë problematike për shtete të caktuara.

Përdorimi i gjuhës spanjolle në jetën publike ka nxitur kundërthënie me vite, përfshirë rastin e Teksasit, ku një senator shtetëror më 2011 kishte kërkuar që një aktivist i të drejtave të njeriut të fliste anglisht e jo spanjishten e tij amtare gjatë një seance të legjislativit.

Kjo kërkesë e kishte rindezur debatin e vjetër për atë nëse është gjë e duhur që të flitet spanjishtja në Teksas, që dikur ka qenë pjesë e Meksikës dhe, para saj, pjesë e Perandorisë Spanjolle.

Çështja e gjuhës ka qenë e dhimbshme për shumë banorë më të moshuar amerikano-meksikanë të Teksasit, të cilëve u kujtohet si ndëshkoheshin pse flisnin spanjisht në shkollë në vitet e pesëdhjeta./Nacionale

Lajme të ngjashme