Republikanët duken në pozitën më të mirë për ta marrë kontrollin në Kongres - NACIONALE

Republikanët duken në pozitën më të mirë për ta marrë kontrollin në Kongres

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane duket e pozicionuar më mirë se kurrë më parë për ta marrë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, por edhe në Senat.

Historia tregon se partia e presidentit në mënyrë tipike humb ulëse gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe pavarësisht nga disa shenja pozitive gjatë verës, demokratët tani duken me gjasë për të shkuar asaj rrjedhe më 8 nëntor.

Mundësitë e republikanëve janë përmirësuar, kur shumica e votuesve po e cilësojnë ekonominë si prioritet, pasi shumë demokratë e kaluan verën duke bërë fushatë për rëndësinë e të drejtave të abortit pas një vendimi të Gjykatës Supreme në qershor për pezullimin në pjesë të madhe të lejimit të abortit.

Sipas një ankete të televizionit “ABC News”, të bërë javën e kaluar, 49 për qind e amerikanëve i përmendën ekonominë ose inflacionin si çështjet më të rëndësishme që do ta përcaktojnë votën e tyre për Kongres, ndërsa vetëm 14 për qind thanë se më i rëndësishmi për ta është aborti.

Në bazë të sondazheve, republikanët gëzojnë epërsi me votues, kur bëhet fjalë për shqetësimet ekonomike dhe kandidatët e Partisë Republikane janë fuqizuar në anketa përderisa amerikanët po shqetësohen për çmimet e larta dhe për mundësinë e ballafaqimit me recesion, shkruan “The Guardian”.

Republikanët tash kanë epërsi prej 1.3 pikësh ndaj demokratëve për votat për Kongres. Sipas një ankete nga kompania republikane e anketave, “Cygal”, Partia Republikane ka tri pikë epërsi, duke përfaqësuar ndryshim prej katër pikësh për pesë javë./Nacionale

Lajme të ngjashme