Reagime në Gjermani: Kopshti zoologjik ekzekuton 12 majmunë shkaku i “mbingarkesës” - NACIONALE

Reagime në Gjermani: Kopshti zoologjik ekzekuton 12 majmunë shkaku i “mbingarkesës”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një kopsht zoologjik në Nuremberg të Gjermanisë ka ekzekutuar 12 majmunë të shëndoshë të llojit babuna të Guinesë për shkak të mbingarkesës në hapësirën e tyre. Pas ekzekutimit, ata u hodhën si ushqim për kafshë të tjera.

Shtatë aktivistë për të drejtat e kafshëve u arrestuan të martën, pasi hynë në kopshtin zoologjik “Tiergarten Nurnberg” si protestë kundër vendimit. Një grua i kapi duart e veta me ngjitës për toke afër hyrjes, raporton televizioni BBC.

Numri i mbingarkuar kishte shkaktuar “shtim të konflikteve” mes majmunëve dhe nuk mund të gjendej asnjë alternativë tjetër për ristrehimin e tyre, tha kopshti zoologjik.

Christoph Maisack, drejtor i Shoqaqës Ligjore Gjermane për Ligjet për Mbrojtjen e Kafshëve, tha se lejimi i kafshëve që të shumohen në mënyrë shumë të lirshme “nuk mund të përbëjë arsye të tillë” për vrasjen e tyre.

Kopshti zoologjik në Nuremberg i kishte njoftuar planet për ekzekutimin e disa majmunëve vitin e kaluar, pasi popullsia e tyre kishte shkuar në mbi 40 – më shumë se 25 sa mund të strehoheshin në një kompleks të përfunduar në vitin 2009.

Edhe kopshtet zoologjike ku këta majmunë ishin dërguar më parë gjithashtu e kishin plotësuar kapacitetin maksimal dhe masat kontraceptive kishin dështuar që ta ngadalësonin rritjen e numrit të tyre, tha kopshti zoologjik gjerman.

Të martën, kopshti njoftoi se do të mbyllej për “arsye operacionale”, duke i nxitur protestuesit që ta kalonin rrethojën afër hyrjes, ku u arrestuan.

Më vonë, kopshti zoologjik konfirmoi se i kishte ekzekutuar majmunët – asnjëri prej tyre nuk ishte i gjinisë femërore e shtatzënë ose pjesë e studimeve shkencore. Këto kafshë u qëlluan me armë, mostrat iu morën për qëllime hulumtuese, ndërsa trupat e tyre u hodhën si ushqim për kafshë grabitqare./Nacionale

Lajme të ngjashme