Raportohet se rajoni i Kievit është sulmuar me dronë kamikazë të prodhimit iranian
Raportohet se forcat ruse e kanë sulmuar rajonin e kryeqytit ukrainas, Kiev, me dronë kamikazë. Kështu thanë disa zyrtarë lokalë dhe medie.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kubela, publikoi një përditësim të informatave në rrjetin “Telegram” pak pas orës 6 të mëngjesit sipas kohës lokale, raporton gazeta “The Guardian”.
“Kemi sulme në njërin nga komunitetet e rajonit. Më herët – një sulm i dronëve kamikazë. Punëtorët e shpëtimit tashmë janë duke punuar”, shkroi Kuleba, duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore. Agjencia e lajmeve, "Associated Press", raportoi se dronët e përdorur në këto sulme, ishin të prodhimit iranian.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshef i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjithashtu raportoi se disa objekte të infrastrukturës kritike janë goditur nga sulmet me dronë në rajon.
⚡️ Russian forces strike Kyiv Oblast with kamikaze drones.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 13, 2022
Kyiv Oblast Governor Oleksiy Kuleba reported early on Oct. 13 that Russian forces targeted one of the communities in Kyiv Oblast with kamikaze drones.
“Një sulm tjetër nga dronët kamikazë ndaj objekteve të infrastrukturës kritike”, tha ai.
Ndërkohë inteligjenca britanike ka thënë në raportin e saj më të ri se forcat ruse me gjasë po përgatiten për të krijuar një front të ri të luftimeve në perëndim të fshatit Mylove, pas tërheqjes për rreth 20 kilometra në veri të sektorit të Khersonit në fillim të tetorit.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë raportoi se luftime të ashpra po vazhdojnë përgjatë kësaj vije të frontit, sidomos në perëndim të saj, ku përparimi i forcave ukrainase nënkupton që krahu rus nuk është më i mbrojtur nga Lumi Inhulets.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 13 October 2022
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) October 13, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/FZVE8WGrqG
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/Z7N8K3PYkA
“Ditëve të fundit, autoritetet pushtuese ruse me gjasë kanë dhënë urdhër për evakuimin e disa civilëve nga Khersoni. Ka gjasa që ata po përgatiten që luftimet të zgjerohen deri në vetë qytetin e Khersonit”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.
Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë dërrmuese të votave votoi të mërkurën për miratimin e një rezolute që e dënon aneksimin e paligjshëm të rajoneve ukrainase nga Rusia.
Në organin me 193 vende anëtare, 143 shtete e përkrahën këtë rezolutë, ndërsa vetëm Rusia, Diria, Koreja Veriore, Bjellorusia dhe Nikaragua votuan kundër saj. Tridhjetë e pesë shtete abstenuan, pëfshirë Kinën, Indinë, Afrikën Jugore dhe Pakistanin./Nacionale
