Zhvillimet dramatike në Rusi: Raportohet se në periferi të Moskës po ndërtohen llogore e pozicion mitralozi - NACIONALE

Zhvillimet dramatike në Rusi: Raportohet se në periferi të Moskës po ndërtohen llogore e pozicion mitralozi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtarët rusë thuhet se kanë ndërtuar një pozicion për sulm me mitraloz në periferi të Moskës, sipas fotografive të publikuara nga një gazetë ruse.

Sipas agjencisë “Reuters”, gazeta “Vedomosto” raportoi se mitralozi është montuar në skajin jugperëndimor të qytetit, përcjell gazeta “The Guardian”.

Në disa fotografi shihen policë duke u grumbulluar edhe në pikën ku autostrada M4 arrin te kryeqyteti rus. Raportohet se nëpër këtë autostradë janë duke lëvizur automjetet e mercenarëve.

Gazeta ukrainase “The Kyiv Post” raportoi se në periferi të Moskës janë duke u hapur llogore.

Sergei Naryshkin, drejtor i shërbimit rus për inteligjencë të jashtme, SVR, tha të shtunën se ishte e qartë se ajo që ai e quajti përpjekje për destabilizim të shoqërisë dhe ndezje të një lufte civile vëllavrasëse kishte dështuar, raportoi agjencia TASS.

Ndërkohë shefi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se trupat e tij nuk patën nevojë që të shkrepnin asnjë plumb, kur e morën nën kontroll Distriktin Jugor Ushtarak në Rostov.

Sipas tij, trupat e grupit ishin sulmuar me artileri dhe helikopterë gjatë rrugës për në Rostov.

Prigozhini tha se e ka përkrahjen e popullit rus për atë që po e quan “marsh të drejtësisë”.

Lajme të ngjashme