Raportohet se Izraeli ka nisur sulme ajrore në Siri
Mediat lokale në Siri raportojnë se Izraeli ka nisur sulme ajrore në aeroportet e Damaskut dhe Alepos së Sirisë.
Sipas raportimeve të mëhershme të mediave lokale, sistemet e mbrojtjes ajrore janë përdorur në këto aeroporte për t’iu kundërvënë sulmeve, përcjell gazeta “The Guardian”.
Qeveri të vendeve të ndryshme kanë shprehur frikë se dhuna mes Izraelit e Hamasit mund të shndërrohet në luftë më të gjerë, duke i përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë e Libanin.
Para pak ditëve u raportua për shkëmbim zjarri mes Hezbollahut dhe forcave izraelite në kufirin Izrael – Liban.
