Raportohet për shumë të vdekur pas sulmit ndaj spitalit brenda fabrikës së Mariupolit
Një zëvendëskomandant i Regjimentit të Azovit ka thënë se fabrika “Azovstal” në Mariupol është bombarduar dhe është shkatërruar gati tërësisht.
Sviatoslav Palamar për “Radio Svoboda”-n tha se mbi fabrikë po hedhen bomba të rënda dhe se shumë njerëz mbeten nën rrënoja.
Ai më vonë konfirmoi se ka ndodhur një sulm ajror ndaj spitalit që ndodhet brenda fabrikës. Sipas tij, shumë njerëz janë të vdekur, raporton “The Economist”.
Spoke to Svyatoslav Palamar, deputy commander of Azov regiment, part of Ukrainian forces holed up inside Azovstal steel plant in #Mariupol. Confirms was an airstrike on the hospital inside the plant today, with “many people” dead and “many under rubble.” No exact numbers (1)
— Oliver Carroll (@olliecarroll) April 19, 2022