Raportohet për breshëri raketash drejt pjesës qendrore të Izraelit
Një gazeta izraelite ka raportuar se militantët palestinezë në Gaza kanë hedhur një breshëri të madhe raketash në drejtim të pjesës qendrore të Izraelit.
Gazeta “The Times of Israel” tha se në atë pjesë të vendit janë dëgjuar disa shpërthime të mëdha, mësa duket nga pengimi i raketave prej sistemit kundërajror, “Iron Dome”.
Sirenat e alarmit për sulme ajrore u lëshuan në Rishon Letzion, Ness Tziona, Yehud dhe në qytete e qyteza të tjera të asaj zone.
Nuk pati raportime të menjëhershme për goditje të drejtpërdrejta ose për persona të lënduar.
צבע אדום (21/10/2023 13:30-13:32): פארק תעשיות פלמחים, ראשון לציון - מזרח, ראשון לציון - מערב, אירוס, בית חנן, נטעים, נס ציונה, אור יהודה, יהוד-מונוסון, אחיעזר, יגל, כפר חב''ד, צפריה, גאליה, יבנה, כפר הנגיד, עין השלושה pic.twitter.com/GLzm8SrYom
— צופר - צבע אדום (@tzevaadom_) October 21, 2023