Raportohet për 13 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza, shumica gra dhe fëmijë
Mediat në Gaza raportojnë se 13 njerëz u vranë, përfshirë tetë gra e tre fëmijë, nga një sulm izraelit në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Gazës.
Sipas kanalit “Al-Rad”, disa nga viktimat ishin rrugës për të marrë trajtim në një qendër mjekësore, kur u krye sulmi, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Në pamje të publikuara nga mediat në Gaza shihet momenti i sulmit, përderisa disa njerëz që po ecnin mbulohen nga tymi i dendur pas rënies së një predhe.
Pamjet nuk mund të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur.
مشاهد توثق لحظة استهداف طيران الاحتلال تجمعات للأهالي معظمهم أطفال خلال محاولتهم الحصول على مكملات غذائية في دير البلح pic.twitter.com/nMPSKQDGnM
— القسطل الإخباري (@AlQastalps) July 10, 2025