Raporti i fundit: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Gjatë dy viteve të fundit, një gazetar është vrarë çdo katër ditë, sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO).
Sipas “REL”, raporti është publikuar sot në Ditën ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.
Nga 162 vrasje të gazetarëve gjatë viteve 2022 dhe 2023, të verifikuara nga kjo organizatë, mbi gjysma prej tyre janë kryer nga një shtet i prekur nga konflikti i armatosur.
Shumë prej tyre po ashtu, kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre.
Sipas raportit, gazetarët e vdekur në shtetet pa konflikt, u vranë për shkak të fokusit në krimin e organizuar apo korrupsion, apo duke raportuar nga protestat.
Kjo rritje për 162 vrasje në vitet 2022-2023, përbën “rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.
“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar.” - ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.