Raketa në Erbil: Kryeministri i rajonit kurd e quan sulm terrorist
Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut.
Kryeministri kurd, Mesrur Barzani ka thënë se sulmi në Erbil është një sulm terrorist. Ai po ashtu i bëri thirrje popullit që të ndjekë instruksionet e forcave të sigurisë.

Ndërkohë, Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut ka thënë që nuk ka viktima nga ky sulm.
“Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, ka thënë ai.
Disa media arabe kanë raportuar se cak i sulmit ka qenë baza dhe konsullata amerikane.
Ndërkaq, një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters tha se nuk ka viktima në mesin e ushtrisë amerikane.
Përndryshe, SHBA ka një bazë të madhe ushtarke në këtë vend.