“R.I.P Mbretëresha Elizabeth”, ushtarët ukrainas i shkruajnë homazhet në bomba - NACIONALE

“R.I.P Mbretëresha Elizabeth”, ushtarët ukrainas i shkruajnë homazhet në bomba

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ushtarët ukrainas i kanë shkruar homazhe mbretëreshës së ndjerë të Britanisë, Elizabeth II, në bombat e destinuara për objektivat ushtarake ruse.

Fotot e municioneve të rreshtuara - gati për t'u hedhur në drejtim të pushtuesve të Vladimir Putinit - përmbanin mesazhe në anglisht dhe ukrainisht.

"R.I.P Mbretëresha Elizabeth II" shkruhej në disa nga bombat.

Një foto tjetër tregonte municione të tjera me mesazhe të shkruara në gjuhën ukrainase.

Një nga mesazhet thoshte: "Lavdi mbretëreshës", ndërsa një tjetër mbante thjeshte emrin "Elizabeth".

Imazhet janë postuar në Twitter nga një përdorues, që dukej si ishte pjesëtar në Brigadën e Sulmit Ajror të Kievit.

"Mirënjohja dhe respekti i sinqertë i njerëzve të artilerisë ukrainase për lideren e shquar të një kombi të madh," shkroi ai, ndërsa postoi fotot e bombave.

Mbretëresha më jetëgjatë në historinë britanike dhe një ikonë e njohur nga miliarda njerëz përreth botës - vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.

Buckingham Palace njoftoi vdekjen e saj në një deklaratë të shkurtër duke shkaktuar zi kombëtare dhe homazhe nga e gjithë bota për jetën e saj dhe mbretërimin rekord.

Mbretëresha Elizabeth II erdhi në fron në moshën 25-vjeçare në vitin 1952, pas Luftës së Dytë Botërore. Sundimi i saj 70-vjeçar kaloi dy shekuj me trazira sizmike sociale, politike dhe teknologjike.

Lajme të ngjashme