Qyteti kinez propozon karantinim për gripin, përballet me reagime të ashpra - NACIONALE

Qyteti kinez propozon karantinim për gripin, përballet me reagime të ashpra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytet kinez ka ngjallur reagime të ashpra në mediat sociale pasi ka thënë se do të konsideronte përdorimin e bllokimeve në rast të një shpërthimi gripi.

Qyteti i Xi'an - një pikë e nxehtë turistike në provincën Shaanxi, ka zbuluar një plan reagimi emergjent këtë javë që do t'i mundësonte mbylljen e shkollave, bizneseve dhe "vende të tjera të mbushura me njerëz" në rast të një epidemie të gripit.

CNN raporton se ky plan ka shkaktuar ankth dhe zemërim në mesin e njerëzve, me faqet e internetit të mediave sociale të Kinës, ku shumë kanë thënë se plani dukej në mënyrë të pakëndshme i ngjashëm me disa nga masat e rrepta zero-Covid që Kina kishte zbatuar gjatë gjithë pandemisë dhe të cilat janë lehtësuar vetëm kohët e fundit.

“Vaksinojeni publikun në vend që ta përdorni këtë kohë për të krijuar një ndjenjë paniku,”- ka shkruar një përdorues në Weibo, ekuivalenti kinez i Twitter-it.

"Si nuk do të bëjnë njerëzit panik duke pasur parasysh që propozimi i Xi'an për të pezulluar punën dhe aktivitetet e biznesit është lëshuar pa udhëzime të qarta në nivel kombëtar për të klasifikuar sëmundjen?"- ka pyetur një tjetër.

Kujtojmë se ndërsa rastet me Covid në Kinë janë duke rënë, ka pasur një rritje të rasteve të gripit në të gjithë vendin me shumë farmaci që janë në përpjekje për të plotësuar kërkesën për ilaçe të nevojshme.

Lajme të ngjashme