Qeveria dhe Kuvendi i Gjermanisë mbajnë një minutë heshtje për viktimat izraelite
Qeveria gjermane dhe kuvendi i këtij shteti kanë mbajtur një minutë heshtje në Kuvendin e Gjermanisë për viktimat izraelite të sulmit të Hamasit.
Kryetarja e Kuvendit, Baerbel Bas, u zotua se Gjermania do të qëndrojë njëzëri në anën e Izraelit dhe do ta përkrahë të drejtën e këtij shteti për ta mbrojtur veten dhe popullin e tij, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me familjet e të gjitha viktimave, me të lënduarit dhe me pengjet e rrëmbyera, që po abuzohen si mburoja njerëzore, dhe me anëtarët e familjeve e miqtë që kanë frikë për ta. Ankthi i tyre, i paimagjinueshëm për ne, nuk mund të përshkruhet me fjalë”- tha zonja Bas.
Ajo theksoi se Gjermania nuk do të pranojë asnjë lloj proteste kundër Izraelit ose antisemite në Gjermani.
Amabsadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor, që mori pjesë në shënimin e minutës së heshtjes në parlamanet, mori duartokitje të gjata nga ministrat dhe ligjvënësit gjermanë.
