Gaza mbetet pa rrymë, centrali i vetëm mbeti pa karburant
Centrali i vetëm i energjisë elektrike në Gaza mbeti pa karburant të mërkurën pasdite, duke e detyruar operatorin që ta fikte atë, pasi Izraeli e ndërpreu furnizimin, tha Ministria e Energjisë.
Kjo e lë Gazan vetëm në mbështetje të gjeneratorëve për t’u furnizuar me rrymë, por edhe ata funksionojnë me karburant, për të cilin ka mungesë në Gaza, raporton gazeta “The Guardian”.
Më herët këtë javë, Izraeli njoftoi se do ta ndërprente furnizimin e enklavës me rrymë, karburante dhe ujë.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se qindra mijëra trupa ndodhen afër Gazës “për ta ekzekutuar misionin që u është dhënë”.