Putini thotë se Rusia qëndron me Kinën kundër “neo-nazizmit” - NACIONALE

Putini thotë se Rusia qëndron me Kinën kundër “neo-nazizmit”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e falënderoi homologun kinez, Xi Jinping, që u bë pjesë e festimeve për shënimin e 80-vjetorit të fitores “së shenjtë” kundër Adolf Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se të dyja vendet qëndrojnë bashkë tani kundër “neo-nazizmit”.

Prania e presidentit kinez në festimin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore i ofron një shtytje të rëndësishme kreut të Kremlinit, i cili luftën e tij në Ukrainë e ka paraqitur si përpjekje kundër nazistëve të ditëve moderne, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Fitorjam bi fashizmin, e arritur me çmimin e sakrificave shumë të mëdha, ka rëndësi që zgjat” – i tha Putini homologut kinez të enjten.

“Bashkë me miqtë tanië kinezë, ne qëndrojmë në mënyrë të vendosur roje të së vërtetës historike, e mbrojmë kujtimin e atyre ngjarjeve të viteve të luftës dhe u kundërvihemi manifestimeve modern të neo-nazizmit dhe militarizmit” – shtoi presidenti rus.

Në anën tjetër, Xi tha se të dyja vendet, si fuqi botërore dhe anëtare të përhershme të Këshillitë të Sigurimit të OKB-së, do të punojnë së bashku për t’iu kundërvënë “njëanshmërisë dhe bullizmit” – referencë e tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme