Putini - popullit rus: Është një ditë historike, e së vërtetës dhe drejtësisë - NACIONALE

Putini - popullit rus: Është një ditë historike, e së vërtetës dhe drejtësisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas nënshkrimit të traktateve që zyrtarizojnë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, Vladimir Putin tani është duke u drejtuar njerëzve të mbledhur në Sheshin e Kuq në qendër të Moskës.

Putin, fjalimin e filloi duke thënë se, kjo ishte një ditë historike, e së vërtetës dhe drejtësisë.

Ai përsëriti pretendimet e tij të pabaza se Ukraina po "përpiqet të zhdukë" kulturën e njerëzve që jetojnë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk dhe tha se banorët në këto rajone "e bënë këtë zgjedhje për të qenë me atdheun e saj stërgjyshër".

Më tej, Putin tha se: “Rusia nuk po i hap vetëm dyert e shtëpisë sonë. Rusia po hap zemrën e saj. Miresevini në shtëpi”.

Lajme të ngjashme