Putini bën hapin e papritur: Heq Shoigunë nga pozita e ministrit të mbrojtjes - NACIONALE

Putini bën hapin e papritur: Heq Shoigunë nga pozita e ministrit të mbrojtjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vladimir Putin e ka larguar nga pozita e ministrit të mbrojtjes, aleatin e tij të kahmotshëm, Sergei Shoigu.

Kjo është lëvizje më e veçantë e Putinit, që kur nisi luftën e paprovokuar në Ukrainë para dy vitesh.

Në një deklaratë të papritur, Kremlini tha se Shoigu do të zëvendësohet nga ish kryeministri që është i specializuar në ekonomi, Andrei Belousov.

Vladimir Putin që u betua për mandatin e pestë në pozitën e presidentit të Rusisë më herët gjatë kësaj jave, propozoi Shoigun në pozitën e këshillit të sigurisë së Rusisë.

Këtë pozitë, aktualisht e mban Nikolai Patrushev, një ish spiun rus dhe një prej njerëzve më të besuar të Putinit./Nacionale

Lajme të ngjashme