Putin rregullon marrëdhëniet me Berlusconin, i dërgon "letra të ëmbla" e 20 shishe vodka - NACIONALE

Putin rregullon marrëdhëniet me Berlusconin, i dërgon "letra të ëmbla" e 20 shishe vodka

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Silvio Berlusconi, i cili do të jetë pjesë e qeverisë së re të koalicionit të Italisë, ka nxitur një stuhi kritikash pas mburrjeve të tij se ka rinovuar lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin përmes shkëmbimit të “letrave të bukura,” në të cilat Putin e kishte quajtur atë “numrin një ndër pesë miqtë më të mirë”.

Tre herë kryeministër, Belusconi – i njohur për festat e seksit “bunga bunga” dhe afërsinë e tij me Kremlinin, iu ka treguar deputetëve rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me Putinin.

Në një audio të siguruar nga agjencia italiane e lajmeve LaPresse, Berlusconi dëgjohet duke thënë se për ditëlindjen e tij, Putin i ka dërguar dhuratë njëzet shishe vodka dhe një “letër shumë të ëmbël”.

Më tej, në audio Berlusconi thotë se, “unë u përgjigja me shishe Lambrusco dhe një letër po aq të ëmbël", duke shtuar se ai kishte "rivendosur marrëdhëniet me presidentin Putin".

Pas këtyre komenteve, partia e Berlusconit, Forza Italia, tha se në fakt lideri rus ishte duke folur për kontaktet e mëparshme me Kremlinin duke këmbëngulur se qëndrimi i tij ndaj Rusisë është “në përputhje me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Por duket se ky zhvillim i ri do të jetë i rëndë për Giorgia Meloni, e cila është në përgatitje të emërimit të qeverisë së saj të djathtë ku do të përfshihet edhe Forza Italia.

Pasi fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar me pikëpamjet e saj të ekstremit të djathtë, socialisht konservatore, Meloni është munduar të qetësojë aleatët perëndimorë të Italisë duke përsëritur qëndrimin e saj në favor të NATO-s dhe furnizimet e vazhdueshme të armëve në Ukrainë.

Megjithatë, ajo është në një koalicion me Silvio Berlusconin dhe Matteo Salvini - të dy Putinofilë të njohur.

Kujtojmë se, në vitin 2015, Ukraina i dha Berlusconit një ndalesë tre vjeçare për shkak të vizitës së tij me Putin në Krimenë e aneksuar ilegalisht nga Rusia.

Ndërkohë, gjatë fushatës elektorale, Berlusconi ishte shprehur se zoti Putin vetëm kishte dashur të zëvendësonte presidentin e Ukrainës Volodymr Zelensky me "njerëz të mirë".

Komentet e reja të Berlusconit vijnë pas një sërë përplasjesh me Melonin, mes raporteve se ajo po bllokonte preferencën e tij për një ministri.

E gjithë kjo dramë në Itali nuk është se po pritet mirë në BE, e cila është duke mbajtur frymën mbi lideren e parë të ekstremit të djathtë në krye të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ajo po ndjell frikë për drejtimin e politikës së jashtme të vendit.

Lajme të ngjashme