Putin pas aneksimit të territoreve ukrainase: Fitorja do të jetë e jona - NACIONALE

Putin pas aneksimit të territoreve ukrainase: Fitorja do të jetë e jona

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të “bëjë gjithçka”, për të “rritur nivelin e sigurisë” në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk – rajonet në Ukrainë që presidenti rus i aneksoi zyrtarisht këtë pasdite.

Në fjalimin e tij, ndër të tjera Putin tha se do të bëjë gjithçka, “për të rikthyer ekonominë dhe për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja e spitale.”

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se, “fitorja do të jetë e jona”.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën, dhe e vërteta do të thotë fuqi. Ajo do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona.”

Lajme të ngjashme