Putin njofton se lideri kinez Xi Jinping do ta vizitojë Moskën
Mediat shtetërore ruse kanë njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se po përgatitet për një vizitë në Moskë nga presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Sipas raportimeve, udhëheqësi rus ka thënë se kishte në plan t'i tregonte delegacionit kinez linjën e metrosë Bolshaya Koltsevaya gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin rus.
Tass ka raportuar se në ndërtimin e një seksioni të linjës së metrosë, ishte i përfshirë edhe një division rus i China Railway Construction Corporation Ltd (CRCC).
Duke folur për nisjen e shërbimeve në linjën e metorsë, Tass ka cituar presidentin Putin të ketë thënë se:
“Do të takohemi me presidentin e Republikës Popullore të Kinës. Nëse koha lejon, ne do të jemi të lumtur t'u tregojmë linjën edhe edhe mysafirëve tanë. Në çdo rast, mendoj se do të mund t'ia tregojmë delegacionit.
Paralajmërimi i vizitës së Xi-së në Rusi, vjen pas vizitës që në Pekin të realizuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

